Mesuesi Sejdi Dida u n'da nga jeta ne 19 Gusht 1993, nje mesues shembullor i njohur ne krahinat e Hasit , Kukesit e Tropojes
   
 
  Poezi per Nenen

 
Fjala e Fundit . . .
   

Larg vendlinjes i pa shpi,
i pa shpres, dhe pa shoqeri.
Eci rrugve si i humbur,
zemer thyer, jo i lumtur
.

Me djeg malli per vendlindjen,
me djeg malli per nenen time.
Qe e lash me duar ne gji,
tu i rrjedh loti, si femi.

Fjala e fundit rruga e mbar,
mos me harro, te kam djal.
Te kam djal, e me ke nene,
te qoft hallall gjirin qe ta kam dhene.

Te qoft hallall o biri i im,
ty t'ka nena t'vetmin trim.
Me perqafo edhe nje here,
mbeta vetem, dhe e mjere.

Ne at qast u largova,
ni vend te humbur une mbarova.
I pa njohur per q'do njeri,
i pa jete, pa ardhmeri.

Ulem n'sofer per te ngren,
me merr malli per te thirr nene.
Pikon loti pa u ndal,
nuk harroj, me ke djal.

S'hahet buka, s'kalon dita,
kur te lash nuk e dita,
ah sa shume u merzita.
U merzita per te pare,
nuk harroj, te kam nene.

Kalojn muaj, kalojn vite,
nena ime, si me prite.
DHasht ALLAHU te gjej gjalle,
e ta shuaj kete mall.
Te takoj edhe nji here,
te perqafoj, si ather.



 




 
 
 Per Nenen . . .


Ti moj nane qe me halle m'rrite
e tash shum qe u merzite
nga pragu iku drita
o Gurbet ty tu thaft dora
prej pragut tim qe u largova. . .
Ah mor Zot shum u merzita
n'ket gurbet qe as se prita
lotet e tua qe pikojn
mua Nane moj me helmojn,
por mos u mërzit se vjen dita
qe ne prag te kthehet drita.

Ndalu pak ore korb i zi
te kthehem edhe një her te njerzit e mi
ti shoh e t'me shohin
se ndoshta kur te kthehem si njof
dhe s'me njofin . . .

Mora rrugën ne mergim
thash ta provoj dhe un fatin tim.
Fat i bardh a fati i zi
si do dal as vet nuk  e di.
Rruges ecja dhe mendoja
se NENEN për shum kohe nuk do ta shikoja.
Kaloj male me debor
ku ngjitesha me këmbë e me dor.
Kaloj lumenj te terbuar
jetën fare pa e menduar.
Kaloj fusha pa mbarim
nga koka deri te kembet
ujë është bërë trupi im.
Emigrimin po vazhdoj
nuk e di se sa do duroj.
Ne Emigrim po na kalon jeta
1 e mirë e 100 te zeza . . .

Nata me rrobat e zeza
po shfaqej ne erresir
drita e qiellit u ndez
dukeshin si ar i ngrir.
Nenen gjumi nuk e zinte
por rri me rroba e zgjuar
mendohej e pershperinte.
me zemër te perveluar
nga të vij i shkreti gjum
qe mendimet i shkonin lum.
Ah more Gurbet i mjer
mos te mbajte perendija
mos te te shtift ndonjeher
Zoti ne duart e tija.



Nga Genti,

 

 




Lotet e Nenes . . .














Ato lote me mbajn gjall
i kam gjith jetën kujtime.
Një shpirt me djeg një mall
te dua shum Nëna ime.
Lotet e tu u rrokullisen
se di se ne c'vend ran
dije se un do të te harroj
kur te me perpij një Oqean. . . .


Nga Genti,




Porosia Nenes . . .











Porosija e Nënës
Për ken në drit ju qita o djem,
për ken u rrita o bij,
pse u gezova unë në jet
e Nënën e leni vetëm.

Kur kryet me mburje ngriteni,
në dheun e huaj shkoni
atje ku vesh sju marin,
ku vëllau vellaun
me bisht të syrit shikon
e punën e vet e shikon
e ndihm nuk i ofron

Unë be po ju qes bre djem
në trollin që shkelet si femij
në eshtrat e të parve ,
në gjakun e derdhur për liri
në tamlin e gjinjeve të mië
do ti terni lotët.

Se një dit do të dëshironi të qmallëni,
por nuk do të mundeni,
një ditë
do të lotoni,por z`do të pajtoheni,
me fatin qe ju priu,tër jetën tuaj.

Që të harroj çdo dhimbje
mos më u ndani prej prehërit tim ,
as vëllau prej vëllaut,
as motra prej vellaut,
se Allahu m`bikqyr
dhe furnizon .



Mos Harro Ate Dite Moj Nane . . .






















M'pikuan lotet ne tok me ran
mos harro ate dit moj Nane.

N'dite bajramit n'dite gezimit
mora rrugen e Mergimit.

Sot s'kam gzim as nuk kam gaz
se prej mallit s'mund te flas.

Prandaj jam ule e po te shkruaj
Djali yt prej dheut t'huaj.

Te tregoj Nane pernjimend
asgje seshte si n'vendin tim.

Qysh kam ardh ketu mallkoj veten
merzia Mami po me shkaterron jeten.

Ketu hena rri e fshet
ketu qielli eshte i errt
as dielli nuk jep ndricim
s'eshte si dielli i vendit tim.

Ketu luleve s'ju vjen er
ketu s'ka vjesht as s'ka pranver

Ka vec dimen e vap te shkret
mos me mutj nje nate me fjete.

Ketu s'ka qejfe vec pun e gjum
pamirsi me shum zullum.

Ketu jan njerzit si bagetia
nga nje jave nuk shkojn te shpia.

Tash Nane shum nuk po te shkruaj
t'fala ju bej prej dheut te huaj.

Te lutem NANE mos harro
nje lule te varri BABIT ti m'ja qo

i thuaj Babit se shum e dua
edhe pse nuk arrita per ta dashuruar.

Sa here te duesh me me kujtue
puthe dheun qe me ka rrit mue. . . .













Comments on this page:
Comment posted by qendresa( qendresa-hasanajlive.com ), 03/26/2012, 11:47 am:
nena nje trendafil te barth me gjak sterpikur ta thuroj o nen se ri meke rritur the nje cop qjeth po te kem munsi do ta dhuroj o nen me plot dashuri do ta thuroj o nen the ngrotsin e djethit ti kisha dy zemra ne vend ti kisha then ti me thurove jet o edashura nen

Comment posted by:07/20/2010, 12:54 pm

andiosmanaj
Offline

shum poezi tė qelluara bravo

Comment posted by Genti Dida( s_didahotmail.co.uk ), 05/05/2009, 9:31 pm:
Jam krenar se ke kam Babe e Nane jam krenar se ju kam juve Moter e vlla...

Comment posted by agim dida , 04/17/2009, 8:01 pm:
jam krenar se te kam vella e ne jena krenar se e kena nane shume te bukura vertet

Comment posted by:07/20/2008, 10:18 pm

sejdidida
Offline

Test



Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your website URL:
Your message:
Me Shume:
 
As Lamtumir . . .
 
Ti ike,
Per tu mos
U kthyer me,
Lamtumir
Askujt si the
Nuk e di
Nese po
Na degjon
Por lotet
Po treten
Me ty nen DHE . . .
-----------------------

Ishte Dite e Enjte
19 Gusht 93
Isha shumė i vogėl ,
pra isha femi
degjoja te qara
nėpėr shtepi
I heshtur rrija
se skuptoja dot
pėrse qante Mami
dhe te tjerė plot.
I heshtur levizja
un nėpėr shtepi
hyja e dilja ,
shihja Babin te shtrir
I afrohesha afėr
un duke menduar
thoja me vete
po fle Babi i mbuluar.
Kėshtu mendoja un
dhe kur e larguan
mendoja se e moren
dhe ne pune shkuan.
Sa here binte zilja
un ngrihesha me vrap
thoja po vjen Babi ,
deren t'ia hap
por kur hapja deren
dhe shihja te tjerė
I heshtur largohesha
dhe rrija si I mjer . . . .
Ah mor Babe . . .
 
Ah mor Babe
s'gjej fjal per ty
Me t'vajtu
e me heq mallin
Nuk t'vajtoj
se ti ke vdek
Po t'vajtoj vujtjet
dhe hallin . . .
-------------------
-------------------

Nje qiri
sot per ty
kam ndez
ne ate jete
tu beft drite
shpirti jot
tu ndricofte
e ne ketu ,
na n'ndihmofte.

---------------------

Fjala e fundit
Rruga e mbar,
Mos me harro,
Te kam djal.
Te kam djal,
E me ke nene,
Te qoft hallall
Gjirin qe
Ta kam dhene.

Te qoft hallall
O biri i im,
Ty t'ka Nena
T'vetmin trim.
Me perqafo
Edhe nje here,
Mbeta vetem,
Dhe e mjere.
Ty . . .
 
Ty Vella
Qe dhembjen
ne det na e ktheve
Ty Bace
Qe lume lotesh
na derdhe
Ty Babe
Qe kaq shume
na helmove
Nuk te pat hije
Kjo zbehje
Kjo heshtje
Kjo vdekje
----------------------
Jam shumė larg
e ne Mergim
Jam i vetem
ne eresire
Lotet rjedhin
si burim,
Sa shumė
doja te te
Shikoja fytyren
tėnde
Te mos haroja
se shumė te
dashuroja..
Per Besim Gaxhen.
 
Motėr Besjana
Nga Kukesi kur erdhi
Pėr ty e lau
Me lot ter vendin

Nene Rrushes
Zemra ne dysh i'u nda
Kur ty te vdekur te pa.

Shoket e klases
Pėr ty mbajten zi
Buzeqeshja feminore
Ne fytyr ju ngri . . .
...............................
 
Falenderoj Bashkpunuesit: WWW.HASI4EVER.COM & WWW.HASISOT.COM & WWW.REBELI.TK Ju faleminderit Admin: G Dida.