PËRMES SEJDI DIDËS ARRITA TË "LËSHOHEM"

NËPËR GALERITË E PANDRIÇUARA

TË TRADITËS POPULLORE

 

Hasi, areal i pasur me thesarin e gurrës popullore, që shtrihet në qendër të trojeve shqiptare në periudha të ndryshme kohore ka dhënë shkëndijat e përhapjes së vlerave të mirëfillta kulturore. Duke qenë një përmendore historike e në veçanti fole e mençurisë, atdhetarizmit, krahina e Hasit për shekuj me radhë shërbeu si simbol i urtësisë, diturisë, burrërisë të vënë në shërbim të lirisë dhe çlirimit kombëtar. Hasi ka nxjerrë shumë figura, veprimtaria jetësore e të cilëve personifikohet me veprimtarinë kombëtare. Ndërkaq, trashëgimtar i denjë i figurave emblematike kombëtare, që Hasi i dha kombit është padyshim edhe Sejdi Avdi Dida, të cilin pata rastin ta njihja në ditët e para të ribashkimit të Hasit, të ndarë padrejtësisht.

Sejdi Dida i përket brezit të dijetarëve, që veprimtarinë e tyre shkencore e edukative e kaluan pa e gëzuar përkrahjen institucionale, apo thënë më mirë pa e gëzuar vlerësimin e merituar. Por, në anën tjetër, ky shkencëtar i nderuar, gëzoi vlerësimin dhe dashamirësinë e nxënësve të tij si dhe të gjithë atyre njerëzve që e njohën. Nga kjo shtresë, Sejdi Dida edhe sot gëzon respektin si dijetar dhe si eksplorues i palodhshëm.

Njohja me Sejdi Didën, për mua ishte më tepër se fat, ngase përmes tij arrita të njihja shpirtin liridashës të krahinës së Hasit. Përmes tij arrita të ‘lëshohem’ nëpër galeritë e pa ndriçuar të traditës popullore. Të njihesh me një intelektual siç ishte Sejdi Dida, ishte njësoj sikur të njihesh me të gjitha familjet e fshatrave të Hasit, ngase nuk kishte pothuajse fshat apo lagje të fshatrave të Hasit që ai nuk i kishte eksploruar me përkushtim.

Përkushtimi i tij për mbledhjen, sistemimin, zbërthimin e traditave të pasura të Hasit, më dhanë mundësinë që të jem edhe një hap më afër krahinës së Hasit, siç kisha qenë deri në atë kohë. Përmes Sejdi Didës, pata fatin të dëgjoja për herë të parë shumë ngjarje historike, të cilat për arsye të pakuptimta nuk u publikuan kurrë, ose u botuan të shtrembëruara deri në atë masë sa nuk i ngjanin më as ngjarjes reale, as vendit e as personazheve të atyre ngjarjeve historike.

Nga Sejdi Dida pata fatin që të dëgjoja një mendim, të cilin do ta kem bashkudhëtar të veprimtarisë në fushën e kërkimeve etnokulturore: "Arkivi më i pasur i botës, që çdo gjë argumenton me fakte, është gjuha dhe tradita popullore, përmes të cilës dëshmohet lashtësia, autoktonia dhe zhvillimi i traditës dhe kulturës së atij mjedisi nëpër etapa". Dhe vërtetë, edhe sot pas 15 viteve, që kur u nda nga jeta mësuesi i rrugës sime të formësimit intelektual e krijues, marr parimet bazë nga po i njëjti mendim, duke bërë përpjekje që sado pak ta ndjek rrugën e tij, që në njëfarë mënyrë ma vari si medaljon në shpirtin tim, dashurinë për të mbledhur kulturën materiale dhe shpirtërore të krahinës së Hasit.

Aftësia e tij për t’i përvetësuar të interesuarit për traditën ishte e jashtëzakonshme, sa që mua më magjepsi që në takimin e parë. Takimi i parë me Sejdi Didën për shumë arsye do të mbetet udhërrëfyes i krijimtarisë sime të mëvonshme, ngase tek ai nuk hasa vetëm mikpritjen vëllazërore, por edhe ngrohtësinë prindore e edukuese. Për mua ishte hera e parë që po takohesha me një person, i cili jo vetëm se ta lexonte mendimin, që në fjalën e parë, por me përkrahjen e tij të detyronte që edhe më shumë të mishrohesh me pasionin për punën e nisur.

Takimet e radhës ndodhën gjatë përgatitjes së gazetës "Etja", që ishte edhe "sebepi" i njohjes dhe afrimit shpirtëror me të. Gjërat që kish mbledhur për traditën Hasit m’i tregonte me mesazhin e qartë se është bërë kjo punë dhe ka mbetur akoma pa u kryer edhe kjo, por kishte raste kur thoshte ka qenë dashur në këtë mënyrë edhe pse është mbledhur në këtë mënyrë.

Sejdi Dida, kishte shumë ngjashmëri me trevën e Hasit. Hasi kishte fshehtësitë e pazbuluara, por të ruajtura besnikërisht të patrazuara dhe Sejdiu kishte fshehtësitë e veta, që e brenin nga brenda. Hasi kishte krenarinë, dhe me këtë veti ishte i "veshur" edhe Sejdi Dida. Hasi ishte i njohur për mikpritje dhe bujari, "armë" të cilat i kishte edhe Sejdi Dida, si hasjan.

Bisedat me Sejdi Didën nuk ishin biseda të zakonshme. Sa herë që fliste jepte nga një mesazh të shoqëruar me kërkesën për të qenë i paluhatshëm në eksplorimin e kulturës tradicionale për Hasin, sepse siç shprehej ai: "Nëse edhe ne heshtim dhe nuk e zbardhim thesarin e artë të traditës kulturore, Hasi edhe për shumë kohë do të shkojë zvarrë pa i marrë ‘këmbët’ që i kishte dikur".

Por, përkundër punës së madhe në mbledhjen e këtij thesari, veprimtaria shkencore e Sejdi Didës ka mbetur e pabotuar, madje edhe me botimin e këtij libri sërish po mbetet jashtë kopertinave edhe një pjesë e madhe e veprimtarisë si eksplorues i traditës. Por, më duhet ta potencoi se një pjesë e materialeve të mbledhura nga Sejdi Dida, nga disa ‘shkencëtarë’ u përvetësuan dhe u publikuan, as pa e përmendur emrin e tij, qoftë edhe si informatorë. Jam shumë i bindur se do të vije dita që veprimtaria e Sejdi Didës do të kompletohet, ndërsa ky libër është vetëm një pjesë e vogël e punës së tij të madhe në mbledhjen e traditave. Them kështu duke u mbështetur nga materialet që po botohen dhe materialet që më ka treguar se i ka mbledhur. Sido që të jetë puna e vajzës së tij, Valdetes, është për t’u përshëndetur, duke shpresuar se në një të ardhme do të botohet edhe veprimtaria tjetër hulumtuese e Sejdi Didës siç janë këngët lirike dhe epike, pleqnitë, anekdotat, kallëzimet popullore, të dhënat për veshjet e Hasit, ritet e punës, veglat e punës e shumë punime tjera, të mbledhura nga ai.

Nexhat Çoçaj

 





Comments on this page:
Comment posted by ThomasEvobe( painkillerferhotmail.com ), 04/19/2017 at 12:30am (UTC):
stupendous website! mandate of up the cyclopean work. visit my website only if you are overwhelming 21 check this [url=http://esextoyfun.com/]online adult toys[/url] portal, [url=http://randomsend.com/]email server[/url] , buy [url=http://esextoyfun.com/c.html?c=22/]Buy Dildo[/url]

Comment posted by Jasonkap( 2pain23ki7llerferhotmail.com ), 03/11/2017 at 9:41pm (UTC):
study to this [url=http://onlinecasinos-x.com/]casino online[/url] where you can win legitimate funds with the help of this guidebookPlaying [url=http://onlinecasinos-x.com/bitcoin-casino.html]bitcoin casino[/url] , buy [url=http://adultsrus.us]sex toys[/url]

Comment posted by Jasonkap( 2pain23ki7llerferhotmail.com ), 03/05/2017 at 7:50am (UTC):
check ended this [url=http://onlinecasino-xx.com]online casino[/url] where you can collect real kale with the help of this lightPlaying [url=http://onlinecasinos-x.com/free-casino-bonus.html]free casino bonus[/url] , buy [url=http://adultsrus.us]sex toys[/url]

Comment posted by Winstonemera( onlinecasinos-x.comgmail.com ), 02/24/2017 at 8:25am (UTC):
thanks for this countless edifying website, living up the skilled jobless check out this [url=http://onlinecasinos-x.com]online casino[/url] offers , buy [url=http://www.sextoysfun.net]sex toys[/url]

Comment posted by Winstonemera( www.onlinecasinos-x.comgmail.com ), 02/14/2017 at 6:51am (UTC):
thanks towards this countless edifying website, finance up the great work check out this [url=http://onlinecasinos-x.com]casino[/url] offers

Comment posted by Winstonemera( www.onlinecasinos-x.comgmail.com ), 02/07/2017 at 6:49am (UTC):
thanks for this colossal revealing website, obstruct up the great undertaking check out this [url=http://onlinecasinos-x.com]online casino[/url] offers

Comment posted by Jasonkap( onlinecasinos-x.comoutlook.com. ), 02/04/2017 at 8:34pm (UTC):
block to this [url=http://onlinecasinos-x.com/]online casino[/url] where you can win legal money with the avoid of this enchiridionPlaying [url=http://onlinecasinos-x.com/bitcoin-casino.html]bitcoin casino bonus[/url]



Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your website URL:
Your message:

Faqja eshte ne perpunim,
Se shpejti do te jete me shum informacione

Ju Faleminderit,
Admin
" Poezi "

Ah mor babe s'gjej fjal per ty
Me t'vajtu e me heq mallin
Nuk t'vajtoj se ti ke vdek
Po t'vajtoj vujtjet dhe hallin ...
Ti Bace . . .


Ty vella
qe dhembjken ne det na e ktheve
ty bace
qe lume lotesh na derdhe
ty babe
qe kaq shume na helmove
Nuk te pat hije
kjo zbehje
kjo heshtje
kjo vdekje . . . . .
Ti ike per tu mos u kthyer me
E lamtumir askujt si the
Nuk e di nese po na degjon
Por lotet po treten me ty nen dhe
 

=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=