Mesuesi Sejdi Dida u n'da nga jeta ne 19 Gusht 1993, nje mesues shembullor i njohur ne krahinat e Hasit , Kukesit e Tropojes
   
 
  Mirėnjohje dhe nderim ...

Mirënjohje dhe nderim …

Të flasësh për Sejdi Didën vetëm si mësues, nuk do të ishte e mjaftueshme edhe pse në këtë drejtim puna e tij ka qenë mase e lavdërueshme. Të gjithë ato që kanë marrë mësime prej tij e mbajnë mend si mësues shembullor, i ditur, i sjellshëm dhe i dashur në pafundësi jo vetëm me nxënësit, por edhe me prindërit e tyre. Kështu kam dëgjuar për të, kur kam bërë gjurmime etnografike në krahinën e Hasit. Në fakt hasjanët, të gjithë janë të sjellshëm e shumë korrekt në marrëdhëniet shoqërore

Por më duhet të përzgjedh midis tyre Sejdi Didën. Falë aftësive të tij intelektuale dhe kuriozitetit prej njeriu që do të dijë sa më shumë si dhe faktit se ishte banor i një krahine të spikatur për vlerat etnokulturore, ai i tejkaloi detyrat e mësuesit. Njëkohësisht me këtë detyrë fisnike, ai iu përkushtua edhe punës mbledhëse dhe studimore të trashëgimisë kulturore të krahinës së Hasit.

Kështu në vitin 1971 Arkivit të shkruar të Etnografisë pranë Institutit të Historisë iu shtuan të dhëna gojore, të mbledhura nga mësuesi Sejdi Dida, punë kjo që vazhdoi edhe në vitin 1973, 1974 e deri në vitin 1982.

Mbi të gjitha në materialet e sjella prej tij spikatin temat që kishin të bënin me traditën familjare, demonologjinë e krahinës, kultin e zjarrit etj. Veçanërisht me shumë interes për të ishte dhe tema e ushqimeve popullore, e cila është mjaft e pasur dhe e larmishme në fshatrat e kësaj krahine ku amvisat gatuajnë gjellë shumë speciale.

Pasioni i tij në njohjen dhe mbledhjen e trashëgimisë kulturore nuk u ndalë vetëm në grumbullimin e të dhënave, por edhe në sistemimin shkencor të tyre. Në këtë drejtim ai renditet në vend nderi midis mbledhësve të krahinave të ndryshme, punët e të cilëve ruhen në arkivat e Institutit të Kulturës Popullore.

Pikërisht për këto merita si dhe për vlerat që përmbajnë materialet e mbledhura prej tij, ai është cituar dhe vazhdon të mbetet në konsideratën e studiuesve të fushës etnologjisë.

Siç jam informuar, përveç materialeve të sistemuar në arkivat e këtij instituti, shënime e dorëshkrime të tjera janë mbledhur e ruhen në familjen e tij. Uroj që asnjë prej tyre të mos mbetet në pluhurin e harresës dhe brezat ta kujtojnë mikun mësuesin, prindin, shokun dhe dashamirin e trashëgimisë kulturore.

Me shumë mirënjohje e respekt

 

Prof. Dr. Afërdita Onuzi Etnologe





Comments on this page:
Comment posted by mona( mona.162zbavitu.de ), 04/02/2010, 4:34 pm:
gjinkalla mbi degen e pemes gjinkalla kendon ate kengen e veres edhe nuk pushon gruni po na piqet djersa pele pale vera vapen pruni thueja moj gjinkall



Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your website URL:
Your message:
Me Shume:
 
As Lamtumir . . .
 
Ti ike,
Per tu mos
U kthyer me,
Lamtumir
Askujt si the
Nuk e di
Nese po
Na degjon
Por lotet
Po treten
Me ty nen DHE . . .
-----------------------

Ishte Dite e Enjte
19 Gusht 93
Isha shumė i vogėl ,
pra isha femi
degjoja te qara
nėpėr shtepi
I heshtur rrija
se skuptoja dot
pėrse qante Mami
dhe te tjerė plot.
I heshtur levizja
un nėpėr shtepi
hyja e dilja ,
shihja Babin te shtrir
I afrohesha afėr
un duke menduar
thoja me vete
po fle Babi i mbuluar.
Kėshtu mendoja un
dhe kur e larguan
mendoja se e moren
dhe ne pune shkuan.
Sa here binte zilja
un ngrihesha me vrap
thoja po vjen Babi ,
deren t'ia hap
por kur hapja deren
dhe shihja te tjerė
I heshtur largohesha
dhe rrija si I mjer . . . .
Ah mor Babe . . .
 
Ah mor Babe
s'gjej fjal per ty
Me t'vajtu
e me heq mallin
Nuk t'vajtoj
se ti ke vdek
Po t'vajtoj vujtjet
dhe hallin . . .
-------------------
-------------------

Nje qiri
sot per ty
kam ndez
ne ate jete
tu beft drite
shpirti jot
tu ndricofte
e ne ketu ,
na n'ndihmofte.

---------------------

Fjala e fundit
Rruga e mbar,
Mos me harro,
Te kam djal.
Te kam djal,
E me ke nene,
Te qoft hallall
Gjirin qe
Ta kam dhene.

Te qoft hallall
O biri i im,
Ty t'ka Nena
T'vetmin trim.
Me perqafo
Edhe nje here,
Mbeta vetem,
Dhe e mjere.
Ty . . .
 
Ty Vella
Qe dhembjen
ne det na e ktheve
Ty Bace
Qe lume lotesh
na derdhe
Ty Babe
Qe kaq shume
na helmove
Nuk te pat hije
Kjo zbehje
Kjo heshtje
Kjo vdekje
----------------------
Jam shumė larg
e ne Mergim
Jam i vetem
ne eresire
Lotet rjedhin
si burim,
Sa shumė
doja te te
Shikoja fytyren
tėnde
Te mos haroja
se shumė te
dashuroja..
Per Besim Gaxhen.
 
Motėr Besjana
Nga Kukesi kur erdhi
Pėr ty e lau
Me lot ter vendin

Nene Rrushes
Zemra ne dysh i'u nda
Kur ty te vdekur te pa.

Shoket e klases
Pėr ty mbajten zi
Buzeqeshja feminore
Ne fytyr ju ngri . . .
...............................
 
Falenderoj Bashkpunuesit: WWW.HASI4EVER.COM & WWW.HASISOT.COM & WWW.REBELI.TK Ju faleminderit Admin: G Dida.