Mesuesi Sejdi Dida u n'da nga jeta ne 19 Gusht 1993, nje mesues shembullor i njohur ne krahinat e Hasit , Kukesit e Tropojes
   
 
  Mall ...

 


                                       Edhe une . . .

Edhe unë, bima e gjakut tënd ,jam e lumtur që m'u dha mundësia që të them pak fjalë në ditëlindjen tënde.Ti,diku nëpër sallë po më dukesh se po më buzëqesh , e zgjat dorën të më përkëdhelësh .
Sot po të shoh si dikur më duket se po të dëgjoj zërin tënd si në atë kohë , e me fjalë kërkon që të zbutësh edhe një gur . Fjalët në shqip kanë lindur edhe në këtë truall e nëpër kohëra kaluan nga goja në gojë ,nga brezi në brez ,nga guri në gurë,e u ruajtën thellë në gjirin e këtij populli , atje ku shkove  i gjete e i nxore në dritë .Fjalët në këtë libër sikur gjetën shpëtimin , ringjalljen , folenë e ngrohtë dhe thanë : Ja, shpëtuam nga pluhuri i harresës , modernizimi, nga spata e pamëshirshme e kohërave të liga , nga telat me gjemba që një etni përgjysmë e ndanë.Të gjithëve na kujtohet mirë koha kur në të dy anët e Hasit filluan lëvizjet e guximshme të lajmëtarëve të parë , bisedat e përmallshme në netët e gjata , ku fjalët të njëjtin kuptim kishin , dhe në të njëjtën mënyrë shkruheshin , i kishin shpëtuar shfarosjes.
"ETJA" e Nexhatit filloi të vijë edhe këtu në Krumë nga zogjtë lajmëtarë e njerëzit lexonin atë me endje , ndër të parët ishte SEJDIU që solli për në "ETJE" dorëshkrimet e tij,"ETJA" po shkrinte akujt e ndarjes, e diku në të shkruhej :


" Kam shumë etje e su ngina kurrë 
Etje për dritë,dije e kulturë 
Etje prapë etje,shpirti më është tharë 
Etje për vëllanë gjysëm shekulli pa u parë ".


 



                                 


                               
Me Lot . . .

Aq shume po kenaqem qe ne keto bjeshke te Tropojes une po ndigjoj me kenaqesi emrin e babit tim qe aq shume me mallengjyen shpirtin, filluan t'a ngjyejne ne plaget qe iu kisha vu nje pelhure qe t'a mbronin nga papastertite e kisha mbuluar me nje cipe te holle gezimi qe une ju tregoja jam e lumtur, qe une jam krenare per ty babi im i shtrenjte. A e di se si jam ndjere, une bija jote ne keto bjeshke Tropoje, shume krenare, e lumtur, e gezuar por e merzitur nderkohe, shume krenare, shume krenare qe une jam bija jote. E di babi im i dashur se i kam pare burrat me thinja te bardha ne koke duke qare me lot, si femije per TY, vetem per TY, ishin lot te paster, te qara si femije, si femije .... pas 15 vitesh vetem per TY babi im .
Harrova per nje çast nese babi im ishte i biri i vatres se SHIPSHANIT ku keta njerez flisnin me aq shume dashuri, me aq dhimbje shpirterore, me aq shume lot neper faqe.......


              Vasedi (Valdete Cenalia, Dida)








                     Mall . . . 

Shëtis e menduar mbi trotuar në një rrugë të paasfaltuar ku kalonte babai im i dashur.Është rruga e shëtitjeve të kaluara. E kuptoj sa e vetmuar dhe e veçantë është ecja mbi rrugët e qytetit tënd. Rri dhe vështroj një send pa zot në krye dhe zemra më dhemb. Shikoj muzeun, shkallët, dyert, dritaret… Gjithçka, gjithçka …Si jam bërë kështu?! Ndoshta nga malli…Eci. Këmbët trokasin në trotuar. Kujtimet trokasin në mendje. Dhimbjet trokasin në zemër. Papritur dialogu i këmbëve me rrugën e dhimbjes ndalon. Përpara tyre del diçka e njohur. Është rruga e shkollës. E hutuar nxitoj hapat (si atëherë) t’í them diçka babait tim të dashur, por ….Një lumë ndjenjash që flinin të harruara thellë meje, nisin të më pushtojnë. Filloj të lundroj në të. Instinktivisht këmbët më çuan në oborrin e shkollës. Gjithçka e heshtur, diçka e ngjashme me dhimbjen e shpirtit tim…, me plazhet në dimër. Shtyj derën dhe hyj brenda duke pritur nga çasti në cast të më përplaset në vesh vala e fuqishme e këngës së mijërave nxënësve…Ngjis shkallët dhe gjendem para klasës kujdestari të babait tim fort të dashur.Futem në klasë si ai zogu që kthehet në folenë e prindërve. Përdhe ca shkumësa, një fletë e grisur, një laps i vogël. Në rrëzë të dërrasës së zezë ca pluhur shkumësi e shkruar "Zgjedhimi i foljes punoj …" .Ja dhe bankat ku uleshin përballë mësuesit të tyre fort të dashur të gjuhës dhe të leximit… Përballë bankave një tavolinë. Përmbi një regjistër e në mes të tij një stilograf, një stilolaps i kuq e një dosje blu me tre fletore me emrin Sejdi Dida.Një univers tingujsh krejt të veçantë, të shkruar në pentagramin e zemrës sime. Në ajër fluturojnë copëza bisedash që duken të çuditshme .Vë veshin e dëgjoj… "Me leje mësues Sejdi …. Hë, çfarë keni të paqartë?… Hë, si thoni ju …. " .Aq shumë jam tërhequr nga malli dhe kujtimet e babait tim të dashur sa mezi pres të dëgjoj emrin. Por jo… , rreth e rrotull qetësi... Nisem të dal. Çudi…! Ç’kam kështu?! Zemra më dhemb. Shpirti trazohet. Syri dridhet dhe gjithë qenia nxjerrë prej saj të materializuar mallin: ca lot të ndritshëm e të kristaltë… I fshij ngadalë me dorë. E mbyll dorën grusht duke ndjerë peshën e së kaluarës, bukuritë dhe gëzimet e saj, mallin për babin tim të dashur. E ndiej se dora s’ ka për t’u tharë kurrë .

 Vasedi (Valdete Cenalia, Dida)  





Comments on this page:
Comment posted by Alda, 12/08/2010, 3:22 pm:
Pershendetje Vali. Urime per faqen kushtuar babit.Me pelqeu vertet shume. Cdo baba do te ishte krenar per femije si ju...

Comment posted by Genti Dida( s_didahotmail.co.uk ), 05/15/2009, 9:14 pm:
TEST

Comment posted by M, 09/24/2008, 3:57 pm:
SHM PREKESE DHE E DHIMSHME AJO QE KENI SHKRUAR MS VALI.JAM NJE ISH NZENSJA JUAJDHE QE JU DUA E JU REPSPEKTOJ.SA MIR QE MS SEJDIU DHE PSE SESHT ME MES JUSH KA LEN NJE FAMILJE TE MREKULLUESHME QE E KUJTON GJDO HER.FJAL SHPIRTI KENI SHKRUJTUR.JU PERGEZOJ....DHE MAMI IM ME KA FOLUR SE QAR MS ISHTE SEJDI DIDA.DHE PERMES SAJ DHE JUSH MUND TE THEM ME SHM KRENARI SE ESHT I PAHARRUAR PER GJDO HASJAN.DHE I PAZEVENDESUSHEM.PERGEZIME.NGA M.,.

Comment posted by Pellumb( cpellumbhotmail.com ), 09/17/2008, 7:08 pm:
Vertet qe eshte shume e bukur, fotot po ashtu... me pelqeu gjithcka... ju pershendes

Comment posted by Mani( hasjaniyahoo.com ), 09/17/2008, 3:02 pm:
Pėrshendetje Vasedi! Urime pėr faqen, realisht eshte nje rilindje origjinale e kujtimit tė mesuesit dhe intelektualit Hasian, Sejdi Dida. Mė nė fund le tė flitet hapur dhe fort pėr njerzit e nderuar qė ka nxerre Hasi, per njerzit qė ditėn tė flasin vetem me vepra. Urime dhe nje here dhe jetė te gjatė Familjes DIDA.

Comment posted by Hasjane( truehasjane ), 09/11/2008, 3:26 pm:
Bravo V. Cenalia, me pelqeu shum ajo qe kishe shkruajturwell done really, bravo dhe ju Genti, dhe flm per pics of Hasi,

Comment posted by:08/15/2008, 6:01 pm

sejdidida
Offline

Test



Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your website URL:
Your message:
Me Shume:
 
As Lamtumir . . .
 
Ti ike,
Per tu mos
U kthyer me,
Lamtumir
Askujt si the
Nuk e di
Nese po
Na degjon
Por lotet
Po treten
Me ty nen DHE . . .
-----------------------

Ishte Dite e Enjte
19 Gusht 93
Isha shumė i vogėl ,
pra isha femi
degjoja te qara
nėpėr shtepi
I heshtur rrija
se skuptoja dot
pėrse qante Mami
dhe te tjerė plot.
I heshtur levizja
un nėpėr shtepi
hyja e dilja ,
shihja Babin te shtrir
I afrohesha afėr
un duke menduar
thoja me vete
po fle Babi i mbuluar.
Kėshtu mendoja un
dhe kur e larguan
mendoja se e moren
dhe ne pune shkuan.
Sa here binte zilja
un ngrihesha me vrap
thoja po vjen Babi ,
deren t'ia hap
por kur hapja deren
dhe shihja te tjerė
I heshtur largohesha
dhe rrija si I mjer . . . .
Ah mor Babe . . .
 
Ah mor Babe
s'gjej fjal per ty
Me t'vajtu
e me heq mallin
Nuk t'vajtoj
se ti ke vdek
Po t'vajtoj vujtjet
dhe hallin . . .
-------------------
-------------------

Nje qiri
sot per ty
kam ndez
ne ate jete
tu beft drite
shpirti jot
tu ndricofte
e ne ketu ,
na n'ndihmofte.

---------------------

Fjala e fundit
Rruga e mbar,
Mos me harro,
Te kam djal.
Te kam djal,
E me ke nene,
Te qoft hallall
Gjirin qe
Ta kam dhene.

Te qoft hallall
O biri i im,
Ty t'ka Nena
T'vetmin trim.
Me perqafo
Edhe nje here,
Mbeta vetem,
Dhe e mjere.
Ty . . .
 
Ty Vella
Qe dhembjen
ne det na e ktheve
Ty Bace
Qe lume lotesh
na derdhe
Ty Babe
Qe kaq shume
na helmove
Nuk te pat hije
Kjo zbehje
Kjo heshtje
Kjo vdekje
----------------------
Jam shumė larg
e ne Mergim
Jam i vetem
ne eresire
Lotet rjedhin
si burim,
Sa shumė
doja te te
Shikoja fytyren
tėnde
Te mos haroja
se shumė te
dashuroja..
Per Besim Gaxhen.
 
Motėr Besjana
Nga Kukesi kur erdhi
Pėr ty e lau
Me lot ter vendin

Nene Rrushes
Zemra ne dysh i'u nda
Kur ty te vdekur te pa.

Shoket e klases
Pėr ty mbajten zi
Buzeqeshja feminore
Ne fytyr ju ngri . . .
...............................
 
Falenderoj Bashkpunuesit: WWW.HASI4EVER.COM & WWW.HASISOT.COM & WWW.REBELI.TK Ju faleminderit Admin: G Dida.