FJALË TË URTA


 

1.        Ai që shet nderin, të zezë e ka çehren.

2.        Ai qe s’ka për veti, s`ka për n’gjeti .

3.        Ai që i bie gjoksit për nder, duhet parë nganjëherë.

4.        Ai që shet mend ka nevojë me ble.

5.        Alltia n' shokë të turpnon.

6.        Amarlleku i huaj te mërdhi.

7.        Amarllëku i huaj ja gat, ja shkurt.

8.        Arbaini terr, amsini sherr.

9.        Armiki, uji e zjarri nuk kanë aman.

10.      Arusha e mbyll varrën me dhjamin e vet.

11.      Arusha nuk tremet me shoshë.

12.      Arusha kur bie ngushtë ha këlyshtë e vet.

13.      Asnjë punë nuk bëhet me dy bytha.

14.      Azgani me tanin nuk ka.

15.      Bedeli i të keqit, darka e dreqit.

16.      Besa burrit, shkami i gurit.

17.      Besnik banu, besë mos zi.

18.      Besa e prerë të vret si buka e shkelun.

19.      Besa në kojshi, dielli mbi sy.

20.      Besë të pabesit mos i jep.

21.      Betë e shumta kanë rrenën afër.

22.      Britë janë roja e placit.

23.      Bubrrecat e shumtë, kthejnë kalin në kokërr t’shpins.

24.       Buka e shpirti janë motër e vëlla.

25.       Buka me kripë në shpinë tane, ma e ambël se me mjaltë në shpi të huaj.

26.       Buka me kripë e thatë hahet, e me marre nuk hahet.

27.       Buka e huaj të metet në fyt.

28.       Buka e thyer s’ngjitet ma.

29.       Bullushtra me hijen e vet veç breshkën fsheh.

30.       Burri s’ka dy faqe.

31.       Burrnia nuk fitohet lehtë, po humbet kollaj.

32.       Burrë nuk i thonë çdo mashkulli.

33.       Burri nuk flet me dy guhë.

34.       Burri nuk rri kacul.

35.       Burri s' koritet për një lugë gjak.

36.       Burrë me thinja, mendjen si fmija.

37.       Burri provohet me grue.

38.       Burrit që i ka deke gruaja, zor se i nxehet zemra.

39.       Burri që lakmon shumë, të idhnon shpejt.

40.       Burri pa grua, shtambë e shterrun në krua.

41.       Burri nuk lidhet për ushkuri.

42.       Burri s’i liron ushkuret.

43.       Burri i fortë të mdhajat i zvoglon e të voglat i humb krejt.

44.       Burri nuk bahet drum.

45.       Burrit nuk i ka hije kanaci.

46.       Burri s’e fut thinin kudo.

47.       Burri nuk duhet të metet dups.

48.       Burri rroket e nuk rrehet.

49.       Burri nuk livrit njëmijë herë.

50.       Burri rreket me fjelë e jo me rrafate.                    

51.       Burrë është ai që fal gjak, jo që merr hak.

52.       Burrit i ka hije era e barutit, jo e grunabutit.

53.       Burri që shkon mas mshtellakut, i bjen shpisë ni kokërr gjaku.

54.       Burri nuk duhet të flasë sipas mides.        

55.       Bytha gjithkujt nuk i tregohet.

56.       Bytha e ka venin pas shpinës.

57.       Cerga shtrohet, jorgani mbulohet.

58.       Cofi kali po, s'e lanë rahat mizat.

59.       Ç'ha uki, nuk e zë më gjerpni.

60.       Ç`ka bën sot e merr vesh nesër.

61.       Ç'len prej maces, mi gjuen.

62.       Çka ta ban goja, s'ta ban bota.

63.       Ç’bie zoti e di veç zoti.

64.       Çikës duhet me ja thye gishtat qysh herët.

65.       Ç’kërkon dhia dhe hardhia, mos e bëftë kurrë Perendia.

66.       Çorba e lirë t’i djeg buzët.

67.       Ç’tëe jep goja nxjerrë bytha.

68.       Ç' bjen motmoti e di veç zoti.

69.       C’të bën njerëzia s’ta ban perenia

70.       Delmja e majtun jep shumë vjam.

71.       Ditës shihi diellin, babës shihja t’birin.      

72.       Dora pa gishta është cung i thatë.

73.       Dora thatë s'ka miratë (takatë).

74.       Dredha për tjetrin asht la për veti.

75.       Drurin e shtremtë e drejton zjarri.

76.       Duart asnjëherë s'duhet ba grusht.

77.       Duhet vene mirë pllamba bythes.

78.       Duhet pjekur mendja diku.

79.       Duhet që njeriu t`i heq klladat rrugës.

80.       Duhet me i thirrë thiut dajë ndonjëherë.

81.       Duhen thyer gishtat.

82.       Dy duar për një krye janë.

83.       Dy gjana s'kanë gojë: fëmija e gjëja e gjallë.

84.       Dy faqe ka njeriu por burri veç nji.

85.       Dy krahët janë mbroja e kresë.

             86.       Dy herë me një lloç nuk hyn gomari.

             87.       Dhamtë janë kocka e parë e guhës.

             88.       Dhami i qenit në mish të thiut.

             89.       Dhelpna n' lak zor që bie.

       90.       Dhia që ndahet prej shoqeve, s'ndahet pa një rrezik.

       91.       Dhia hajmane, s`ka nishane

       92.       E ban kush e ban, nusja e mban.

       93.       Edhe kali i mirë e ka një huq.

       94.       Goja jep, goja merr.

       95.       Goja që hapet rrallë, flet për mall.

       96.       Grykëholla i ka fjalët e shkurtra.

       97.       Gruaja ka mish për qen.

       98.       Gjadalli ha të gjallin ose mallin.

       99.       Gjakin e bajnë gruaja, fëmia e qeni.

       100.     Gjarpnin e idhët e mbyt helmi i vet.

       101.     Guha llap, shpina dap.

       102.     Fjala e keqe, zor se asht rrenë.

       103.     Fjala e keqe i përngjet punës së keqe.

       104.     Fjala pa matë, sjell veç shamatë.

       105.     Fjala peng, barra deng.

       106.     Fol e mba, o pjerdh e ha.

       107.     Flasin të mençurit, gërvishen budalltë.

       108.     Flokët i kemi në krye, jo në gojë.

       109.     Ftyra s'është dynym.

       110.     Fshije shpinë tane, pastaj të kojshisë.

       111.     Fytit duhet dhanë sa t'japin duer e kamë.

       112.     Fytit s'duhet me i dhanë sa të dojë ai.

       113.     Ha buk e lej ven edhe ujit.

       114.     Hajnia në kojshi, qerose përmbi sy.

       115.     Hasmi do pushkë në gojë.

       116.     Hipi ukit e njelli qentë.

       117.     Hoxha e prifti xhybe mbajnë

       118.     Huji i tëndit, si dielli i akshamit.

       119.     Hurdha e sheh pakëz diellin.

       120.     Iku kosi, mbeti hirra.

       121.     I mbytni në ujë, të merr me vete.

       122.     I urituri të avullon.

       123.     Je krenar kur le pas bij qe të nderojnë.

       124.     Jarani me të keqin s`ka.

       125.     Jorgani i huaj të man ftohtë.

       126.     Ka burra burrash e burra grash.

       127.     Kacurreti i njeriut, mendja e kresë.

       128.     Kajtja nuk është për burrat.

       129.     Kali i huaj çon ranë.

       130.     Kali i mirë e shton tagjinë e vetë.

       132.     Kallaji do nishader.

       133.     Ka mik e mik, për rrezik e çarranik.

       134.     Kapen atllarët, rrihen gomarët.

       135.     Kapen buajt e shtypen bretkosat.

       136.     Kaproçit mos i mprih brirët.

       137.     Karshillëk me te keqin, gosti për dreqin.

       138.     Katun e adet, shpi e marifet.

       139.     Kaun që e vrasin lopët mbahet keq.

       140.     Krahu i thatë, s’ka shatë e as lopatë.

       141.     Krahët e shtëpisë janë qetë e kali.

       142.     Krahu i të keqit nuk duhet ba kurrë.

       143.     Kreu i fortë, e zeza e t'zot.

       144.     Krisma e natës nuk ban dritë as në diell.

       145.     Kreu asht sipër kambëve.

       146.     Kryet zog, mendja gjok.

       147.     Kryeultë, i përvutë.

       148.     Ku ka pleshta duhet të ketë qenë.

       149.     Kulshedra s' hyn në grusht.

       150.     Kulshedra nuk i ha këlyshët e vet.

       151.     Kurrgjë nuk të ban Oerendia, çka të ban shoqnia.

       152.     Kurrgjë zjarri, ç`është levria.

       153.     Kur ke mashën s'duhet djegë gishtat.

       154.     Kur nuk ke pulë, ha dhe sorrë.

       155.     Kur rri me qenë, mbushë xhepat me pleshta.

       156.     Kur s’do njeriu, s’bën gja zoti.

       157.     Ku s'ka pula, ish mos ban.

       158.     Kur s'sheh robi nuk sheh zoti .

       159.     Kur të vinë mend të kanë ikë dhentë.

       160.     Kur të folsh pa mend, mos hy n' kuvend.

161.    Kur të lanë mendtë nuk të hanë as qentë.

162.    Kur të hash pulën e shokut, tanen lidhe për kamëz të magjes.

163.    Kush i jep mend të marrit nuk është i mençur.

164.    Kush ka nge në rini, merr vrap në pleqni.

165.    Likura e njeriut nuk bën për apanga.

166.    Letraku më i zi se taraku.

167.    Lëshon një gur budalla në ujë, lëshohen njëmi të mençëm e se nxjerrin.

168.    Ligata në derë të shtëpisë marre e krejt shoqnisë

169.    Lopa e ka tamlin në gojë.

170.    Malli e djersa e huaj të zënë arrëzën.

171.    Ma mirë mend se vend.

172.    Ma mirë buka thatë, se nderi thatë.

173.    Mbaje çerepin nën kapuç.

174.    Mendja e madhe e zeza e kresë.

175.    Mendja e madhe tri herë ka lanë Iballën batall.

176.    Mendja e madhe, tybja e vogël.

177.    Mendet e pakta, fjalët e thata.

178.    Mendja blihet, por nuk shitet.

179.    Mendjemadhit mos i ban qejfin.

180.    Me qitë pushkë përpjetë, veç sorrat i tremb.

182.    Maje zogun sa e ke në dorë.

183.    Mend merr edhe prej atij që nuk ka.

184.    Meteliku i fukarasë, mbreti i dyjasë.

185.    Më mirë të daltë shpirti se të daltë nami.

186.    Mikut nuk i kallëxohet fundi i barkut.

187.    Miku, sado i dashur të jetë, ka vendin e vet.

188.    Miku e gastarja një lloj janë po u thyen, nuk vyejnë.

189.    Miku i prishur s’ bahet ma mik.

190.    Miku I largët,gëzon dhe trarët.

191.    Mikut ruaju një soj si hasmit.

192.    Mikut kallëxoja qeren  e jo ferteren.

193.    Mish pa kocka nuk ka.

194.    Mishi burrit nuk i hahet.

195.    Mishin njeriut krimbat ja hanë.

196.    Mos e nsho kovën në pus të huaj.

197.    Mos ban hasëm me gojë.

198.    Mos i hyn tjetri në grykë.

199.    Mos i fut turinjt në punët e huaja.

200.    Mos i shih kanën, po nanën.

201.    Mos u bafsh të të tregojnë me gisht.

202.    Mos u përbytho me të keqin.

203.    Mullunxhisë shpesh s’i gjindet miell.

204.    Natës shihi hënën, nuses shihi nënën.

205.    Ndjeti i të keqit, nezra e dreqit.

206.    Nder mos kërko po fito.

207.    Nderi shitet, po nuk blihet.

208.    Nderin më shumë e jep vetë se ta marrin të tjerët.

209.    Nderin e gruas burri s`e ruan.

210.    Në ujin e kthjelltë sheh fytyrën tande.

211.    Nga farë e keqe vjell therra e kaca.

212.    Në punë shtërngo dhambët.

213.    Në mulli të hasmit veç egjër bluaj.

214.    Në ujin e kthjellet sheh fytyren tande

215.    Ngarkove barrën, shtrije shpinën.

216.    N'pazar s'shkohet duarthatë.

217.    Nuk është mirë me hangër në gojë të tjetrit.

218.    Nuk fluturon zogu pa krahë.

219.    Nuk i shihen gjarpërit këmbët.

220.    Nuk hyn iriqi në gji.

221.    Nuk ngihet arusha me miza.

222.    Nusja e keqe njëqind qese, e mira njëmijë qese.

223.    Njeriu nuk bahet qen.

224.    Një që shkon pas kulesh, ma të zezë e ka fytyrën.

225.    Një herë mund të thehet gërçaku në dorë.

226.    Njeriu që lyp gjëra të ëmbla, idhnohet shpejt.

227.    Njeriu duhet ta pjekë mendjen diku.

228.    Njeriu asht gastare.

229.    Njeriu asht kërubë e madhe.

230.    Njeriu nuk duhet pres krahët e vet.

231.    Njeriu pa ujë në sy, s’duhet për shoqni e miqësi.

232.    Njeriun mos e pvet se të kallzon vet.

233.    Një berk bukë, s’të mban gjallë.

234.    Një bythë duhet të luaj për një krye.

235.    Një therrë që nuk mban një lepur, duhet shkulë me gjithë rrajë.

236.    Njëherë të vjen zogu në dorë.

          237.    Një mendje gjysëm mendje, dy mendje një mendje.





Comments on this page:
Comment posted by Timmyenari( migotkapaulos.cf ), 09/23/2017 at 3:57am (UTC):
Hi HI

Comment posted by WilbDync( milotry-rx.com ), 06/04/2017 at 2:54pm (UTC):
Propecia Tipos [url=http://cialbuy.com]cialis[/url] Female Cialis Ist Viagra Verschreibungspflichtig [url=http://cialcost.com/viagra-cialis.php]Viagra Cialis[/url] Cephalexin Generic Sildenafil 50mg Cheap [url=http://cialbuy.com]online pharmacy[/url] Pyridium 200mg By Money Order Amoxicillin Capsule [url=http://purchase-generic-cialis.cial5mg.com]Purchase Generic Cialis[/url] Legally Isotretinoin Amex Accepted On Line Cod Progesterone Real Mastercard Low Price [url=http://brandcial.com/buy-cialis-online-usa.php]Buy Cialis Online Usa[/url] Amoxicillin Drug Facts For Lyme Cytotec Marrakech [url=http://levicost.com]osu levitra comprar[/url] Viagra Giovani Effetti Legally Clobetasol In Australia [url=http://kamagra-online.kamagpills.com]Kamagra Online[/url] Dapoxetine Prix

Comment posted by AugustMet( vcbdfhg1mail.ru ), 02/10/2017 at 9:06pm (UTC):
how long does hair drug test go back [url=http://stilnox.1apps.com/]stilnox kaufen bestellen[/url] war on drugs failure



Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your website URL:
Your message:

Faqja eshte ne perpunim,
Se shpejti do te jete me shum informacione

Ju Faleminderit,
Admin
" Poezi "

Ah mor babe s'gjej fjal per ty
Me t'vajtu e me heq mallin
Nuk t'vajtoj se ti ke vdek
Po t'vajtoj vujtjet dhe hallin ...
Ti Bace . . .


Ty vella
qe dhembjken ne det na e ktheve
ty bace
qe lume lotesh na derdhe
ty babe
qe kaq shume na helmove
Nuk te pat hije
kjo zbehje
kjo heshtje
kjo vdekje . . . . .
Ti ike per tu mos u kthyer me
E lamtumir askujt si the
Nuk e di nese po na degjon
Por lotet po treten me ty nen dhe
 

=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=