Botuar në revistën "Etja",
dhjetor 1993 nga 
Besim Muhadri.



 

 

SEJDI DIDA – ARSIMTARI, NJOHËSI DHE MBLEDHËSI I PËRKUSHTUAR I TRADITAVE POPULLORE DHE HISTORIKE TË KRAHINËS SË HASIT

Sejdi Dida u lind në Krumë të Hasit me 16 korrik 1942, në një familje të varfër me tradita patriotike që merrej me bujqësi e blegtori. Babai i tij, Avdiu, luftonte me skamjen për të mbajtur familjen e për të rritur gjashtë fëmijët.

Në vitin 1949, Sejdiu filloi mësimet në shkollën fillore të vendlindjes. Zgjuarsia, shkathtësia dhe etja për dije spikatën që në fillim tek ai. Varfëria dhe vuajtjet e burrëruan para kohe.

Gjatë viteve 1953-1956 mbaroi shkollën 7-vjeçare me rezultate premtuese. Për Sejdiun filloi të shpaloset një botë plotë ëndrra. Në vitet 1956-1957 filloi studimet në shkollën 2-vjeçare Shkodër. Zemërbardhësia e zgjuarsia e privilegjuan duke i siguruar mes shokësh vendin e djaloshit të mirëpritur. Në vitin 1958, u emërua mësues në Shipshan –Tropojë.

16-vjeçar mes vocërrakëve malësorë, mendjekthjellët e fjalëzjarrtë, i dashur e shumë komunikues, bëri për vete jo vetëm fëmijët arsimdashës të Shipshanit e Babinës, por edhe të rriturit në oda e kuvende burrash. Tek kujtonte këto vite shprehej: "Tropoja burrnon trima e njerëz të mençur. Sa shumë më merr malli të shkoj mes atyre malësorëve. Sa dëshirë kam të takohem me nxënësit e mi të Shipshanit, të çmallem me ta!"

Në janar të vitit 1961, u transferua nga Tropoja me përshtypje shumë të mira. Tashmë i pjekur, i përgatitur për të justifikuar vlerësimin që rrethi i tij i besoi duke e caktuar drejtor në Shkollën 7-vjeçare Krumë. Sejdiut 19-vjeçar iu ngarkua barra e rëndë e problemeve të arsimit në Has: shkollimin e djemve dhe vajzave hasjane, përgatitjen pedagogjike shkencore të mësuesve dhe kapërcimin e vështirësive të ndryshme.

Dhe frytet e punës serioze nuk vonuan. Gjithkund, në shkollë, rrugë, shoqëri e oda burrash flitej me admirim për të. Edhe më të moshuarit i thërrisnin mësues.

Në vitin 1963, filloi punën në seksionin e arsimit të rrethit të Kukësit me detyrën e inspektorit. Këtu u njoh me jetën e kulturën e zonave të rrethit. Në thellësi të ndërgjegjes ndjen nevojën e arsimit të mëtejshëm. Më 1965, mbaroi studimet në Institutin e Lartë 2-vjeçar pedagogjik të Shkodrës në degën gjuhë-letërsi shqipe.

Më 1965-1967, punoi si drejtor në shkollën e Shalqinit. Aty buzë Drinit të Bardhë u mësoi fëmijëve historinë dhe gjuhën e bukur shqipe. U foli me shumë respekt për vëllezërit kosovarë. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në Korçë (1969), për 7 vjet drejtoi shkollën 8-vjeçare Golaj.

Pas këtij shtegtimi, sa të lodhshëm e të këndshëm, nga Alpet e Tropojës deri në rrëzë të Pashtrikut, u afrua pranë familjes, e cila ndjente nevojën e përkrahjes së tij. Në shtator 1976, u emërua mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në shkollën e mesme Krumë. Ecejaket e shumta, kushtet e një jete të vështirë nuk kaluan pa lënë gjurmë në shëndetin e tij. Megjithatë, kurdoherë, Sejdiu tregohej entuziast, i qeshur, kudo e më këdo.

Krahas punës së përditshme, dorë - dorë te Sejdiu po përvijoheshin tiparet e një gjurmuesi dhe studiuesi të pasionuar të traditave popullore të Hasit. Qindra faqe të ditarit të tij i kushtohen riteve, zakoneve, traditave e historisë hasiane. Artikujt e botuar në gazetën lokale apo në ato shkencore, debutimet në sesione të ndryshme shkencore flasin më së miri për këtë. Dëshmojnë për interesat e tij të gjëra shkencore. Gjurmimi i traditave popullore, mbledhja e fjalës dhe e frazeologjisë së rrallë shqipe u bënë deviza e punës së tij. Niveli shkencor i punimeve të tij i dhanë mundësi botimi në revistën "Gjuha Jonë" dhe "Etja". Këtë punë e vazhdoi edhe gjatë viteve 1984-1992, kur punoi si mësues në shkollën 8-vjeçare Krumë.

Në shtator të vitit 1992 u emërua drejtor i muzeut në Has. Bashkëqytetarët, kolegët dhe nxënësit e tij e mirëpritën këtë emërim, duke qenë të bindur se traditat hasjane do të evidentoheshin më mirë dhe të viheshin në shërbim të edukimit estetik e atdhetar të brezave të rinj. Muzeu do t’i krijonte mundësinë e vjeljes së fakteve nga Hasi përtej kufirit. Bashkëpunimi me revistën "Etja " u dha dorë hasjanëve të lidhnin shumë fije të këputura nga koha.

Sejdiu vdiq me 19 gusht të vitit 1953, në moshën 51 vjeçare, në kulmin e veprimtarisë së tij pedagogjike e shkencore, duke lënë në mes të udhës të gjitha planet e tij për studimin e traditave popullore dhe historike të zonës së Hasit që ai e donte aq shumë.

II

 

Gjatë punës së tij shumëvjeçare në fushën e arsimit në Has, të kontaktit të tij të vazhdueshëm me banorët e krahinës së Hasit, prej nga ishte lindur, rritur dhe zhvilluar edhe vetë, Sejdi Dida arriti të njohë dhe të studiojë mirë shpirtin e malësorit hasjan. Tek njeriu i kësaj krahine ai vërejti zgjuarsinë, zemërbardhësinë dhe bujarinë e trashëguar brez pas brezi. Tek njeriu i kësaj krahinë Sejdi Dida gjeti gurrën e pashtershme të artit popullor, të traditave, zakoneve dhe të shumë elementeve të tjera që këtë lokalitet e bëjnë më të veçantë, më karakteristik dhe më specifik nga krahinat e tjera shqiptare.

Duke parë se rëndësia e këtyre elementeve karakteristike ishte një fushë e rëndësishme e interesit për filologjinë dhe etnografinë shqiptare, Sejdiu, i cili edhe kishte prirje dhe afinitet për gjurmimin dhe gërmimin në shpirtin e njeriut të kësaj ane, iu qas punës dhe për vite me radhë nuk reshti së hulumtuari në fushën e etnografisë dhe të gjuhësisë. Me këtë rast ai arriti të mbledhë shumë materiale të dorës së parë, natyrisht duke shfrytëzuar elementin autokton, siç ishin pleqtë dhe plakat e Hasit, që njihnin mirë traditat, zakonet dhe doket e kësaj krahine. Si një bletë e mirë, punëtore dhe e përkushtuar në mbledhjen e nektarit, ashtu edhe Sejdi Dida rendi fshat më fshat, lagje më lagje dhe shtëpi më shtëpi të Hasit, për të marrë atë që atij i interesonte dhe që duhej, për ta dokumentuar në letër dhe për ta transponuar dhe ekzaminuar më pas në laboratorin e studimit të trashëgimisë kulturore dhe historike. Ai e bëri këtë ngase ishte i vetëdijshëm se rëndësia e këtyre materialeve që po mblidhte ishte e madhe, sepse do të mbetej përgjithmonë si një visar i rëndësishëm kulturor dhe shpirtëror.

Shumë gjëra deri atëherë nuk ishin studiuar e as shkruar, prandaj studiuesi Dida ne përkushtim admirues "ngutej" që të gjente sa më shumë materiale. Ai ishte i vetëdijshëm se njerëzit që i dinin këto gjëra të "dorës së parë" po plakeshin, e madje edhe po vdisnin dhe bashkë me ta do të treteshin edhe dëshmitë, gjurmët, ndërsa "epoka" e partisë së punës dhe e socializmit gllabërues në Shqipëri, prandaj edhe në Has ishte bërë një rrënuese e pamëshirshme e traditave dhe e trashëgimisë kulturore dhe autoktone, duke zëvendësuar elementin autokton me elemente të tjera të ardhura nga stepat, atje prej nga vinte edhe komunizmi. Prandaj ai gjatë kohës sa ishte mësues dhe udhëheqës arsimi nëpër fshatra të Hasit kontaktoi dhe intervistoi shumë njerëz që i njihnin mirë doket dhe zakonet e vendit. Gjatë kësaj kohe ai arriti të mbledhë dhe të sistemojë shumë materiale që më pas i botoi në revista të kohës, por shumë të tjera mbetën në dorëshkrim, sepse, siç e theksuam edhe më lart, vdekja e hershme e ndau nga jeta dhe puna.

Në materialet e sistemuara në librin post mortum të Sejdi Didës me titull Gjurmime etnogjuhësore në krahinën e Hasit, i cili po e sheh dritën e botimit falë kontributit dhe punës këmbëngulëse të vajzës së të ndjerit, Valdete Cenalia, gjejmë shumë materiale me interes për fushën e etnografisë, por edhe të gjuhësisë. Kjo vjen si rezultat i punës përkushtuese dhe këmbëngulëse të autorit, të këtij njohësi të trashëgimisë kulturore të Hasit. Materialet janë sistemuar në kapitujt si vijon: Demonologjia në krahinën e Hasit, Besime në zjarrin, Traditat familjare, Therja dhe terja e mishit, Shprehje frazeologjike, Fjalë të urta, Fjalorth fjalësh të rralla si dhe Ndodhi e anekdota, ndërsa në fund edhe një shkrim shterues, me vështrim historiko-letrar të figurës patriotit dhe luftëtarit hasjan, Bajram Syl Kurpalit.

Materialet e prezentuara në këtë libër, si ato që kanë të bëjnë me ritet, traditat, zakonet, por edhe ato me karakter leksikologjik janë materiale të cilat autori i ka mbledhur me një dashuri dhe përkushtim të rrallë, por edhe me një profesionizëm të dëshmuar, të cilat paraqesin interes për fushat e studimit në të cilat autori ka prekur.

Në materialet e sistemuara në kapitullin "Demonologjia në krahinën e Hasit", autori ofron të dhëna në lidhje me besimin dhe interpretimin e ëndrrave në krahinën e Hasit, të dhëna të cilat i kompleton edhe me interpretime, analiza dhe dëshmi mirë të sqaruara. Kjo vjen si rezultat i njohurive paraprake të autorit në këtë fushë, që plotësohen natyrisht edhe me rrëfimet dhe të dhënat nga tereni.

Me mjaft interes në këtë kapitull janë gojëdhënat në lidhje me ekzistimin e dikurshmëve të demonëve si: dreqnëve, kalloko-ngjave, lugetërve, kulshedrave, zanave të malit, dragonjve, shtrigave, meleqeve etj., gjithnjë sipas rrëfimeve të dëshmitarëve. Shkrimet e kësaj natyre i karakterizon gjuha e rrjedhshme dhe forma origjinale e të rrëfyerit, gjithnjë sipas të folmes hasjane, që autori e njeh mirë.

Në kapitullin që bën fjalë në besimin në zjarrin, arrijmë të mësojmë shumë gjëra që kanë të bëjnë me zjarrin, funksionin e zjarrit e madje edhe deri të legjendat për zjarrin, që është për të besuar në një dëshmi që na shpie në besimin pagan në dukurinë e zjarrit. Kjo është edhe një dëshmi në prejardhjen ilire të banorëve të kësaj krahine, të cilin e karakterizon edhe veshja e grave hasjane, që konsiderohet me prejardhje ilire e që është unikate në tërë territorin shqiptar.

Fokusimi i Sejdi Didës në karakteristikat e traditave dhe zakoneve në fshatin Golaj, nuk është i rastësishëm. Duke gjurmuar dhe hulumtuar në këtë fshat, ai arrin të zbërthejë dhe te studiojë pjesën dërrmuese të traditave dhe zakoneve hasjane, të cilat prezentohen përmes traditave dhe zakoneve të këtij fshati. Duke analizuar organizimin e familjes në këtë fshat, autori arrin të na japë elementet e organizimit të familjes hasjane në tërësi. Me mjaft interes janë hulumtimet dhe shpalosjet që Dida i bën rreth gjendjes arsimore dhe kulturore të banorëve të fshatit Golaj, përkatësisht të Hasit, pastaj ritet e lindjes së fëmijës, djalit, vajzës, fejesave, martesave, dasmave, ritet e vdekjes. Madje ai në materialet e mbledhura në këtë fshat jep të dhëna të mjaftueshme unikate rreth shenjave apo edhe parashenjave të lindjeve, përkatësisht të përcaktimit të gjinisë së frytit, shenjave dhe parashenjave të vdekjes së njeriut, të sëmundjeve. Ritet e vdekjes, varrimit etj.

Se Dida është një gjurmues i përkushtuar, këtë e tregon edhe mbledhja e materialeve, përpunimi dhe prezentimi edhe i shumë elementeve që ndoshta në shikim të parë nuk duken shumë interesante, por që në të kundërtën kanë shumë rëndësi. Këtu duhet të përmenden "ritet" e ruajtjes së mishit dhe të suxhukut. Ritet e prerjes së pastërmave që në këtë krahinë janë mjaft karakteristike dhe që duke qenë të tilla, natyrisht se paraqesin interes për studiuesit dhe lexuesit, njëkohësisht.

Një fushë mjaft specifike në të cilën Sejdi Dida është shquar, është edhe ajo e mbledhjes së shprehjeve frazeologjike të krahinës së Hasit. Në qindra njësi frazeologjike që ka arritur t’i mbledhë dhe t’i sistemojë brenda një kohe të caktuar, ne kuptojmë se sa e pasur është krahina e Hasit edhe në fushën e frazeologjisë. Ky është një kontribut i pakontestueshëm i Sejdi Didës, i cili me një përkushtim prej njohësi të thellë të kësaj fushe arrin t’i mbledhë dhe t’i organizojë në: frazeologjizmat që kanë të bëjnë ose që lidhen me shpendët, kafshët dhe insektet, pastaj ato që lidhen dhe që kanë të bëjnë me demonologjinë, me klerikët, fenë dhe institucionet fetare, me mjedisin blegtoral, me trupin e njeriut, karakterin e cilësinë morale, me shtëpinë dhe familjen etj. Një përkushtim të veçantë gjatë punës së tij në këtë fushë, Sejdi Dida tregon edhe në mbledhjen dhe sistemimin e fjalëve të urta që përdoren kryesisht në krahinën e Hasit, ashtu sikurse që një përkushtim dhe profesionizëm të mirëfilltë tregon edhe në mbledhjen e leksikut të rrallë që është prezent në Has dhe në popullatën e kësaj krahine. Me interes janë edhe ndodhitë dhe anekdotat e paraqitura në kapitullin e parafundit të librit, ndërsa të gjitha këto materiale së bashku, të strukturuara në këtë formë, janë materiale të dorës së parë, të mbledhura nga tereni nga dora dhe mendja e një profesionisti, dijetari e shkencëtari, gjuhëtari e folkloristi njëkohësisht, të cilat po prezentohen në këtë libër post mortum . Janë materiale që paraqesin doemos interes dhe rëndësi të veçantë për etnografinë dhe leksikologjinë shqiptare, ashtu sikurse që paraqet interes dhe rëndësi edhe shkrimi historiko-letrar i Sejdi Didës për trimin dhe legjendën hasjane të tetëmbëdhjetë plagëve, Bajram Sylë Kurpalin, me të cilin shkrim bindemi se Sejdi Dida ishte njohës i thellë edhe i historisë shqiptare në përgjithësi, dhe, i asaj hasjane në veçanti.

Libri post mortum Gjurmime etnogjuhësore në krahinën e Hasit i Sejdi Didës, ndonëse i papërfunduar, për shkak të rrethanave të mirënjohura, pra për shkak të vdekjes së parakohshme të autorit, i cili ishte në vlugun e punës, është një libër që paraqet vlerat kulturore, etnografike dhe gjuhësore të një krahine të caktuar shqiptare. Madje mund të themi se libri në fjalë, është një libër unikat i mbledhjes dhe i prezentimit të vlerave kulturore dhe shpirtërore të krahinës së Hasit. Një libër me interes për leksikologjinë, etnografinë, folklorin dhe për kulturën shqiptare në përgjithësi, i shkruar nga dora e një autori që vjen nga vetë krahina e Hasit, nga kjo gurrë e pashtershme e traditave kulturore shqiptare.

Libri Gjurmime etnogjuhësore në krahinën e Hasit i Sejdi Didës pasuron fondin e etnokulturës sonë. Duke qenë një visar i rëndësishëm ai gjithsesi do të vlerësohet nga ekspertë të kësaj fushe.





Comments on this page:
Comment posted by WilbDync( milotry-rx.com ), 06/15/2017 at 11:12pm (UTC):
Potenzmittel Viagra Und [url=http://levitra-buy-generic.levitab.com]Levitra Buy Generic[/url] where can i buy accutane yahoo Levitra 20 Mg Risultati [url=http://leviplus.com/buy-levitra-best-price.php]Buy Levitra Best Price[/url] Slimfast Price Of Levitra In Canada [url=http://viaprices.com]viagra[/url] Propecia Drug Generic Propecia 5mg Pharmacy [url=http://staminamen.com/cialis-cheap.php]Cialis Cheap[/url] Proper Amoxicillin Dosage Viagra Dosage [url=http://viasamples.com/mail-order-viagra.php]Mail Order Viagra[/url] Actos Cialis Vendita In Farmacia [url=http://buy-generic-cialis-online.BuyCial.com]Buy Generic Cialis Online[/url] Amoxicilina Usa Direct Pharm Support Group [url=http://how-to-buy-kamagra.kamagorder.com]How To Buy Kamagra[/url] Amoxicillin K Clav 875mg Buy Propranolol Canada No Prescription [url=http://cialcheap.com/cheap-cialis-40mg.php]Cheap Cialis 40mg[/url] Viagra Histoire Is Cephalexin Safe For Pregnant Dogs [url=http://cialbuy.com]cheap cialis[/url] Viagra Vorzeitiger Samenerguss

Comment posted by WilbDync( milotry-rx.com ), 06/01/2017 at 7:18am (UTC):
Cephalexin For Prostate Infection Dog [url=http://al7.xyz/buy-xenical-online-usa.php]Buy Xenical Online Usa[/url] Kamagra Vente Libre Internet Viagra In America [url=http://cial1.xyz/cialis-prices.php]Cialis Prices[/url] Vendo Cialis Viagra Dove Si Acquista [url=http://levi1.xyz/buy-levitra-best-price.php]Buy Levitra Best Price[/url] Viagra Echt Oder Falsch Global Pharmacy Plus [url=http://al7.xyz/cheap-xenical-online.php]Cheap Xenical Online[/url] Propecia Colesterol Alli In Stock [url=http://buystrat.xyz/prices-strattera.php]Prices Strattera[/url] Drugs Onn Line Prezzo Kamagra [url=http://clom1.xyz/clomid-online-usa.php]Clomid Online Usa[/url] Augmentin Amoxil

Comment posted by LorNouth( vseg1fastshipcialis.com ), 11/26/2016 at 3:20am (UTC):
Buy Generic Finasteride Online Secure Zentel Zithromax For Asthma [url=http://buyoxys.com]best prices for on line levitra[/url] Viagra For Sale Online Florida Propecia Barato Venta Types Of Amoxicillin 500mg Capsules Femme Tadalis Sx Soft Desir Augmente Direct Dutasteride Enlarged Prostate Without Perscription Internet [url=http://rx-free.com]viagra[/url] Provera Discount Usa Over Night Shop Tegretol Cialis Prices Canada Drugs Interacting With Cephalexin [url=http://feldene.net]viagra[/url] Lasix Overnight Buy No Prescription Propecia Hormones Effects Synthriod Without A Script Viagra Pills Mexico Order Lasix Online [url=http://igf-lr3.com]cialis[/url] Are Canadian Viagra Sold Online Safe? Amoxicillin Dosage In Children Propecia Nioxin Combined Sildenafil Purchase Online Average Cost Of Cialis Prescription Best Canadian Pharmacy Cialis [url=http://rx2day.com]viagra[/url] Viagra Nebenwirkungen Forum Cialis Lili Cytotec Diu Pharmacie En Ligne Buy Clomiphene Online [url=http://etrobax.com]cialis[/url] Finasteride Online Cheap Farmacia Online Cialis Kamini Sildenafil Oral Jelly Cheap Kamagra Tablets Uk Global Pharmacy Canada Phone Number [url=http://drugsxn.com]levitra sample online pharmacy[/url] Propecia Descanso Real Finasteride Cialis Thailandia Amoxicillin For Sale Online [url=http://fastbestmedrxfor.com]viagra[/url] Acheter Priligy Au Royaume Can I Buy Cialis Without Prescriptio Propecia Cost Online Uk Zithromax Skin Side Effects [url=http://dyecene.com]generic levitra for sale in us[/url] Viagra Online Niederlande Il Viagra Alza La Pressione Propecia Chimica Patient Reviews For Propecia Osu Levitra Sur Internet [url=http://fair-rx.com]kamagra australia mastrcard[/url] Ficha Tecnica De Propecia Articulo 12 [url=http://cod24hs.com]cialis[/url] Kamagra Quoka Priligy Y Cialis Son Compatibles

Comment posted by LorNouth( vseg1fastshipcialis.com ), 10/23/2016 at 11:44am (UTC):
Levitra Generico Acquisto [url=http://gemeds.com]dosis del kamagra[/url] Levitra Overnight Shipping Keflex For Animals Achat Tadalis Sx 10 Mg Generic Cialis Pills [url=http://shopbyrxbox.com]viagra[/url] On Line Amoxicilina Discount Medicine Viagra Cobra Cheap Orlistat Shipped Ups Stendra Medicine [url=http://shopfastbestmed.com]accutane 30mg buy no script[/url] Ventolin Hydrochlorothiazide Medicine Generic Levaquin Tavanic Tablet [url=http://drugs2k.net]cialis[/url] Zyban Kaufen Allergic Reactions To Amoxil [url=http://dmdrugs.com]buy viagra online[/url] Buy Xenical 120 Mg Uk Buy Xenical No Prescription Uk How To Buy Viagra Online [url=http://etrobax.com]cialis[/url] Zithromax With Alcohol Buy Generic Viagra With Paypal A Partir De Amoxil Sito Di Vendita Gravi Kamagra [url=http://fast-genericonline.com]claravis[/url] Krankenkasse Levitra 20mg Canada Pharmacy Without Prescription Cash On Delivery Isotretinoin 10mg [url=http://binotal.com]viagra online prescription[/url] Levitra Novartis Buy Mirapex No Prescription Propecia Veneno Best Online Site For Genuine Cialis [url=http://bpdrugs.com]cialis[/url] Buy Propecia Fedex Commande Viagra Pfizer Zithromax Use In Pregnancy Nevirapine Drug Interaction Between Keflex And Osmotics [url=http://arealot.com]zoloft 100 without a prescription[/url] Viagra Assuefazione Pediatric Dosage Of Amoxicillin Viagra Generico Ritardante Amoxicillin Inhibition Zones Zithromax Dosage For Chlamydia [url=http://ednorxmedshop.com]viagra[/url] Secure Generic Stendra Cod Only Worldwide Mastercard



Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your website URL:
Your message:

Faqja eshte ne perpunim,
Se shpejti do te jete me shum informacione

Ju Faleminderit,
Admin
" Poezi "

Ah mor babe s'gjej fjal per ty
Me t'vajtu e me heq mallin
Nuk t'vajtoj se ti ke vdek
Po t'vajtoj vujtjet dhe hallin ...
Ti Bace . . .


Ty vella
qe dhembjken ne det na e ktheve
ty bace
qe lume lotesh na derdhe
ty babe
qe kaq shume na helmove
Nuk te pat hije
kjo zbehje
kjo heshtje
kjo vdekje . . . . .
Ti ike per tu mos u kthyer me
E lamtumir askujt si the
Nuk e di nese po na degjon
Por lotet po treten me ty nen dhe
 

=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=